Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me Drejtorin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural Shpend Morina si dhe stafin e kësaj drejtorie, kanë vizituar fermerin Elhami Morina e që është fermeri me sipërfaqen më të madhe të mbjellë me grurë në këtë komunënë, me gjithsej 35 hektarë.
“Edhe këtë vit rendimentet e grurit janë më të larta”-ka thënë i pari i Komunës së Kamenicës.
Rahimaj gjithashtu ka uruar për të gjithë fermerët, vit të bereqetshëm e të palodhshëm. /2LONLINE/