Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka njoftuar se brenda një javë do të fillojnë procedurat për rreth 8 milionë euro në prokurimin publik.
“Është evidente që sot shohim punishte kudo në komunën tonë, por transformimit rrënjësor shumë shpejt do t’i shtohen projekte të reja e të mëdha”-ka thënë Kryetari Rahimaj.
Sipas tij, këtë javë procedurat që do të fillojnë janë:
-Asfaltimi i Brezit Kufitar(3 segmente: Kapi-Svircë, Lisockë-Shahiq-Zhujë, Shahiq-Svircë) – 5.2 milionë euro
-140 rrugë të reja lokale, shpërndarje në secilin lokalitet të komunës. – 2.04 milionë euro
-Urë e re në fshatin Hodonoc – 320,000 euro
-Parku i Aventurave, si fazë shtesë në “Lugun e Verdhë”. – 280,000 euro
-Trotuari i ri në Karaçevë të Poshtme, Shipashnicë të Poshtme, Hodonoc dhe Busavatë. – 216,000 euro
Ndërsa shumë shpejt do të shpallen:
-Stadiumi i ri dhe kryesor i Hogoshtit – 2,2 milionë euro
-Rruga Dragoc – Sedllar – 2,5 milionë euro
“Puna jonë nuk ndalet, Kamenica pas shumë kohësh po e merr vëmendjen e merituar”-ka potencuar Kryetari Rahimaj.
Ai gjithashtu ka falënderuar Kryeministrin Kurti për këto investime. /2LONLINE/