Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu të hënën ka pritur drejtuesit e Organizatës “Liza-R” nga Gjilani, së bashku me një grup të nxënësve të shkollave të mesme, të drejtimit gjimnazit dhe të mjekësisë.
Me këtë rast, Kryetari i Gjykatës, Venhar Salihu para nxënësve ka prezantuar sallat e gjykimit, duke i informuar për procesin e mbajtjes së gjykimit, funksionin dhe kompetencat e Gjykatës.
Ndryshe Projekti “Justice Activity”, nga USAID, në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK), kanë përzgjedhur Organizatën “Liza – R” (Lidhja me Interes Zhvillimore për të Ardhmen e Rinisë), për të informuar dhe zhvilluar të rinjtë rreth sistemit të drejtësisë. /2LONLINE/