Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
Në takim u shkëmbyen mendime për trendet e fundit të sigurisë, për aktivitetet e KFOR-it dhe mbështetjen ndaj dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
I pari i Gjilanit, tha se kishte nderin që të pres për vizitë në komunë komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneral major Özkan Ulutaș.
“Bashkëbiseduam për tema e çështje të ndryshme, nga siguria në vendin tonë e deri te përvojat e ndryshme të gjeneralit Ulutaș”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i Gjilanit, shtoi se bashkëpunimi me KFOR-in vazhdon të jetë esencialisht i nevojshëm për sigurinë e regjionit dhe Ballkanit.
Më tej shtoi se janë për siguri, paqe dhe jetë të qetë, për të gjithë pa dallim në Republikën e Kosovës.
Nga ana tjetër komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş theksoi angazhimin e qëndrueshëm të KFOR-it në mbështetje të stabilitetit rajonal. /2LONLINE/