DYLON

Pensionohet infermierja gjilanase Zoja Salihu

Pensionohet infermierja gjilanase Zoja Salihu
Avatar photo Redaksia

Pas më se 45 vitesh në shërbim dhe përkujdesje ndaj pacientëve, është pensionuar infermierja gjilanase Zoja Salihu, bëhe e ditur në njoftimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan. 

Në vitin 1979 inf. Zoja filloi për herë të parë punën si infermiere në shërbimin e ish- Shtëpisë së Shëndetit në Gjilan (tani QKMF),dhe kohët e fundit ka punuar infermiere e vizitave shtëpiake kryesisht me pacientët me sëmundje kronike.

EkoHigjiena

Inf. Zoja shquhet për natyrën e saj të qetë dhe shumë humane, duke patur një rol të jashtëzakonshëm për vite me radhë në ruajtjen dhe përparimin e shëndetit.

Ajo u pensionua më datë 25 Qershor 2024, pranë QKMF-së ”Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan, me një ceremoni të përgatitur nga familjarët dhe kolegët e saj, të cilët e uruan dhe e falënderuan për kontributin e saj ndër vite.

“Në emër të menaxhmentit të QKMF-së shprehim mirënjohjen e përhershme për kontributin shumëvjeçar në shëndetësi inf. Zojës, duke i dëshiruar shëndet të plotë në vazhdim të jetës”, thuhet nëç fund të njoftimit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Gjilan.  /2LONLINE/