Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thënë se Shaip Kamberi, përfaqësuesi i shqiptarëve të Luginës që po garon për deputet në zgjedhjet parlamentare të jashtëzakonshme në Serbi, duhet të përkrahet.
“Përfaqësimin dinjitoz, z. Kamberi na e ka dëshmuar kaherë. E për këtë, duhet të vazhdojmë ta përkrahim në zgjedhjet e 17 dhjetorit në Serbi. Data është i 17, numri është 13. Le të organizohemi e të mobilizohemi. Bashkë në përkrahje të Shaip Kamberit”, ka shkruar kryetari Hyseni në profilin e tij. /2LONLINE/