”Mbrëmë patëm nderin që, së bashku me shumë qytetarë dhe bashkatdhetarë gjilanas, të presim Kryeministrin e Republikës, z. Albin Kurti. Ky ishte një moment i rëndësishëm për të rikonfirmuar mbështetjen mbarëpopullore dhe për të shpalosur të arriturat që kemi bërë për zhvillimin e Kosovës sonë”, ka thënë Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit.
Ai ka shtuar tutje se në zemrën e Anamoravës, biseduan për objektivin e fuqizimit të Republikës dhe synimin e 500,000 votave, për Lëvizjen Vetevnedosje, për të siguruar një të ardhme të ndritur për vendin tonë.
”Edhe pse ishte natë e ftohtë, pritja e zjarrtë nga qytetarët e Gjilanit na ngrohu zemrat dhe na dha më shumë forcë për të vazhduar përpara”, ka thënë i pari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/