DYLON

SC Gjilani nis fazën parasezonale

SC Gjilani nis fazën parasezonale
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani ka nisur përgatitjet për pjesën pranverore të kampionatit për edicionin 2024/25.

“Ditët e para janë shoqëruar me shumë entuziazëm dhe pozitivizëm te futbollistët të cilët janë ritakuar pas pushimit dy javor nga përfundimi i pjesës vjeshtore të kampionatit. Nga 5 janari ekipi ka vijuar me dy seanca stërvitore, derisa në vazhdim priten edhe ekzaminimet mjekësore”, thuhet në njoftimin e skuadrës kuqebardh.

EkoHigjiena

Me grupin janë grumbulluar pjesa më e madhe e skuadrës, derisa futbollistët të cilët festojnë krishtlindjet ortodokse janë lënë të lirë edhe për disa ditë, derisa organika do të plotësohet nga fillimi i javës që vjen, thuhet  tutje në njoftim.

Faza e parë përgatitore do të zhvillohet në fushën ndihmëse në Gjilan, derisa nga 15 janari ekipi do të zhvendoset në Antalia të Turqisë, me ç’rast janë planifikuar të zhvillohen edhe katër duele kontrolluese.

“Ndryshimet brenda grupit do të konfirmohen gjatë ditëve në vijim”, thuhet në njoftimin e skuadrës ”kuqebardh”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.