DYLON

Enigmatët shqiptarë do të sfidohen “online” në Garat e Enigmatëve në përpilimin e fjalëkryqit dhe anagramit

Enigmatët shqiptarë do të sfidohen “online” në Garat e Enigmatëve në përpilimin e fjalëkryqit dhe anagramit
Avatar photo Redaksia

Nga: Rexhë Hasani

Në Kuadër të Manifestimit mbarëkombëtar kulturor “Flaka e Janarit- 2025”,  në Gjilan

EkoHigjiena

ENIGMATÊT SHQIPTARÊ SFIDOJNÊ VETEN ONLINE, NÊ GARAT E ENIGMATÊVE NÊ PÊRPILIMIN E FJALÊKRYQIT DHE ANAGRAMIT NÊ GJILAN

Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” dhe Redaksia e Revistës për Enigmatikë, “Horizonti”, në kuadër të  manifestimit mbarëkombëtarër të kultures, “Flaka e Janarit – 2025”, organizon Online, garat mbarëkombëtare në përpilimin e fjalëkryqit dhe të anagramit në Gjilan. Ky eveniment po realizohet dhe është bërë tashmë tradicional në kuadër të “Flakës…”, duke shënuar një hap të rëndësishëm në promovimin dhe zhvillimin e këtij sporti mendor dhe shumë të popullarizuar tek shqiptarët.

Entuziazmi i të rinjve për këtë formë të garës online të enigmatëve, është shumë i madh, prandaj, ftohen adhuruesit dhe enigmatët nga mbarë trojet shqiptare, të marrin pjesë në këtë aktivitet-garues që organizon Sh.E. “Ndre |Mjeda”, në Gjilan,

Garat për të përpiluar Fjalëkryqin, dimenionet janë paraparë të jenë:

10/12, katrorë dhe një fjalë obligative në brendinë e fjalëkryqit, si: Ndre Mjeda. Ndërkaq, anagramin duhet përpiluar nga fjalët: ENIGMATIKA PËR FLAKËN E JANARIT.

Garuesit-përpiluesit e gjëzave të lartëpërmendura, duhet ti përmbahen rregullave gjuhësore dhe gramatikore.

Garuesit punimet e tyre duhet ti sjellin deri me date 15 janar 2025.

Punimet dërgohen nëpërmjet imel adresës:[email protected]

Ndërkaq, me date (e shtune) 25 janar 2025, do të organizohet Tryeza e rrumbullakët, ku do të debatohet për të arriturat në fushën e enigmatikës dhe jo vetëm. Po, në kuadër të tryezës, do të shpallen fituesit e garës në përpilimin e fjalëkryqit dhe atij të anagramit, ku zyrtarisht me emër dhe mbiemër do të dihen në përmbylljen e manifestimit të “Flakës së Janarit”, në mbrëmjen galla të saj, ku edhe do të ipet edhe kupa fituesit për këtë garë. Aktiviteti do të mbahet në Objektin e Bibliotekës së Qytetit në Gjilan, duke fillluar prej ores 12:00.

Synim i Shoqatës është që me aplikimin e projekteve përkatëse dhe mbështetjen e MKRS-ës dhe DKRS-së komunale, të bëjë të mundur aktivitetin profesional të Shoqatës së Enigmatëve, “N.Mjeda”, me tendencë për tu zgjeruar Aktivitetet-Takimet e enigmatëve në të gjitha qytetet e Republikë së Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.