Nagip Arifi i shoqëruar nga Agim Haliti kryetar i Bashkësisë Lokale të fshatit Tërnoc, si dhe babai i dëshmorit komandantit të UÇPMB-së Ridvan Qazimi-Lleshi, Haxhi Hiseni, po qëndrojnë këto ditë në Zvicër.
Këtë vizitë ai e bën me ftesë të kryesisë së Këshillit Organizativ të Akademis Përkujtimore të UÇPMB-së si dhe të regjisorit dhe koordinatorit të Qendrës Kinematografike dhe Kulturore komunale Valton Jakupi, transmeton Portali Titulli.
Ai dje ishte pjesmarrës në Akademinë Përkujtimore të UÇPMB-së në Tübach të St.Gallenit, përkujtimore, që është e vetmja e kësaj natyre, që mbahet në tërë diasporën kushtuar 28 dëshmorëve të UÇPMB-së.
Gjatë qëndrimit në Zvicër, Arifi do të zhvillojë një varg takimesh zyrtare me autoritetet e larta të Willit Kt.St.Gallen. Sipas Arifit i cili i deklaroi për dialogplus se pritet të takoj edhe shefin e zyrës për Integrim të kantonit St.Gallen, Felix Baumgartner, si dhe do të zhvilloj edhe disa takime të tjera të rëndësishme.
http://www.titulli.com/kryetari-i-bujanocit-po-qendron-per-vizite-ne-zvicer/