Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga një pjesë e kabinetit të tij, vizitoi për ngushëllime familjen Shala në fshatin Ponesh të Gjilanit, pas aksidentit të datës 16 nëntor 2018, në të cilin humbën jetën katër anëtarë të kësaj familje.
Me këtë rast, Myftiu Tërnava shprehu ngushëllime në emrin e tij personal dhe në emër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës për vdekjen e katër anëtarëve të kësaj familje, duke lutur Allahun e Madhëruar që ata t’i ketë graduar me gradë të lartë të xhenetit, ndërsa familjarëve Zoti t’u japë sabër dhe gajret që ta kalojnë me lehtësi këtë ndarje nga më të dashurit e tyre.