DYLON

Brenda 24 orëve të fundit 53 aksidente, njëri me fatalitet

Brenda 24 orëve të fundit 53 aksidente, njëri me fatalitet
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës në raportin e saj të 24 orëve të fundit, ka bërë me dije për 53 aksidente trafiku,  1 me fatalitet, 13 me lëndime dhe 39 me dëme materiale, por pa të lënduar, transmeton Portali 2LONLINE.com.

Duke iu referuar statistikave policore, në tërë territorin e vendit janë shqiptuar 2 mijë e 129 tiketa gjobitëse për drejtuesit e automjeteve që nuk kanë respektuar ligjin.

EkoHigjiena

Përndryshe, brenda kësaj periudhe kohore janë arrestuar 17 persona, 7 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 në vuajtje të dënimit. /2LONLINE/

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fushë Kosovë  30.01.2024-07:20. Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave dhe një këmbësori mashkull kosovar. Si pasojë, këmbësori nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa njëri nga vozitësit mashkull kosovar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.