Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) z.Agim Aliu dhe Drejtori Ekzekutiv i AKK-së z.Sazan Ibrahimi kanë takuar z.Mathieu Mori Sekretar i Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.
Me këtë rast kryetari Aliu ka përgëzuar z.Mori me rastin e zgjedhjes së tij në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.
Kryetari Aliu i ka uruar suksese edhe në të ardhmen dhe së bashku me z.Mori kanë biseduar për format dhe mënyrat e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.
Në këtë takim është biseduar edhe për implementimin e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale dhe shkëmbimin e praktikave dhe modeleve mes komunave të shteteve evropiane dhe komunave të Kosovës.
Ky takim është realizuar gjatë punimeve të sesionit vjeshtor të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, e ku Kosova po përfaqësohet nga delegacioni i Asociacionit të Komunave të Kosovës në përbërje z.Agim Aliu – Kryetar i AKK-së, z.Imri Ahmeti – Nënkryetar i AKK-së dhe z.Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv i AKK-së.
Asociacionit të Komunave të Kosovës është anëtar vëzhgues i Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës me seli në Strasburg. /2LONLINE/