Në kuadër të vizitave të shumta ne selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame (KBI) në Gjilan, në prag të muajit të bekuar të Ramazanit, ishte edhe vizita e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, që së bashku me deputet, drejtor komunal a anëtarë kuvendi, u mirëpriten nga kryetari i KBI-së, Naim Aliu me bashkëpunëtorë.
Kryetari Hyseni uroi kryetarin e KBI-së, Naim Aliun, për ardhjen e muajit të Ramazanit dhe gjithashtu edhe për emërimin në krye të KBI në Gjilan edhe për këtë mandat katërvjeçar.
Nga ana e tij, kryetari i KBI së, Aliu e falenderoi kryetarin Hyseni për vizitën dhe për urimet derisa u shpreh se bashkëpunimi me institucione vendore për të mirën e qytetarëve të Gjilanit është ndër prioritetet e Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan. /2LONLINE/