DYLON

Studentët realizojnë me sukses projektin “Avanco Karrierën”

Studentët realizojnë me sukses projektin “Avanco Karrierën”
Avatar photo Redaksia

Projekti “Avanco Karrierën” u realizua me sukses nga Erletë Baliqi, Eda Rina Shabani, Blinera Maliqi, Ela Nuhiu dhe Çlirimtar Sahiti nën mentorimin e Prof.Asoc.Dr. Artan Dermaku.

Ky projekt inovativ u prezantua në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, Gjilan dhe paraqet një platformë të avancuar për ndihmën e studentëve në zhvillimin e tyre profesional.

EkoHigjiena

Përmes një miku virtual, të krijuar me teknologji të fundit të Inteligjencës Artificiale, studentët mund të eksplorojnë dhe të vlerësojnë interesat e tyre.

Duke përdorur “Fuzzy Logics”, ata marrin një udhëzim të qartë mbi fushën e shkencave kompjuterike në të cilën duhet të specializohen. Në vazhdim, ata kanë qasje të lirë në kurset dhe trajnimet e ofruara nga platforma, si dhe mundësinë për t’u aplikuar për pozita dhe praktika profesionale që i ofron Universiteti në bashkëpunim me partnerët e fushës.

Një prej elementeve thelbësore të këtij projekti është mundësia për certifikimin nga korporata të rëndësishme si: Microsoft, Github, IBM, LinkedIn etj., si dhe përfitimi i kredive akademike nga universitetet e njohura në Evropë.

Të gjitha funksionet e aplikacionit tonë web janë krijuar me kujdes dhe ekspertizë nga ekipi i studentëve, duke përdorur njohuritë dhe aftësitë e fituara gjatë studimeve deri me sot. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.