”Disa projekte dhe subvencione, nuk po munden të realizohen. Kjo po ndodh si shkak i mos miratimit të bartjes së mjeteve nga viti paraprak nga ana e kuvendit. Mos aprovimi i tyre nga shumica e këshilltarëve po i dëmton qytetarët”, ka thënë kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Ai ka treguar vetëm disa nga projektet dhe subvencionet që opozita po i pengon të realizohen duke mos votuar bartjen e mjeteve nga viti 2023.
“Duke tentuar të më kundërshtojnë mua, ata në fakt po i dëmtojnë vetëm qytetarët”, tha Hyseni.
I pari i komunës, tregoi se këto projekte janë planifikuar dhe janë në shërbim të së mirës së të gjithë gjilanasve.
Kryetari Alban Hyseni, i bënë thirrje opozitës që të lënë anash inatet personale dhe ta votojnë bartjen. /2LONLINE/