“Të ndërtojmë ura lidhëse e të thyejmë muret ndarëse”, ka thënë kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me rastin e takimit të përbashkët me Kryetarë, Nënkryetarë, Kryesues e këshilltarë të kuvendeve nga komunat e rajonit Lindje.
Për më tepër shih postimi e tij të plotë në profilin e tij:
***
Takim i përbashkët me Kryetarë, Nënkryetarë, Kryesues të Kuvendeve e këshilltarë komunalë të Kosovës Lindore
Shumë i lumtur që në prag të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, festës së 28 Nëntorit, u mblodhëm bashkë me përfaqësues të shumtë të trojeve shqiptare, në Gjilan.
Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ndërkomunal dhe shkëmbimit të praktikave e eksperiencave më të mira, Kryetarë, Nënkryetarë, Kryesues e këshilltarë të kuvendeve nga komunat e rajonit Lindje na nderuan me prezencën e tyre dhe gatishmërinë për bashkëpunim në përmirësimin e vetëqeverisjes lokale.
Të ndërtojmë ura lidhëse e të thyejmë muret ndarëse! /2LONLINE/