Në nderim për kontributin e dhënë ndër vite të hendbollistëve të Komunës së Gjilanit, nën patronatin e kryetarit Alban Hyseni është mbajt takim i përbashkët.
Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, tha se nuk ka ndonjë arsye tjetêr për këtë takim, pos falënderimit për hendbollistët, për kontributin e dhënë në periudha të ndryshme.
“Jemi afêr jush për të i’u mbështetur. Mirëpritëm hendbollistët e komunës për t’i falënderuar për kontributin e dhënë ndër vite”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit shtoi se bashkë Kushtrim Zeqirin, drejtorin e DKRS-së dhe Arbër Musliun, asambleist në Kuvendin Komunal e dikur hendbollist, diskutuam me hendbolliistët e komunës tonë.
“Konfirmova edhe këtu përkushtimin tonë për mbështetje nga Komuna për hendbollin”, tha kryetari Hyseni.
Ish-hendbollisti i Arbër Musliu, njëherit asambleist në Kuvendin Komunal, tha se ky takim sjellë bashkëbisedim dhe kujtimet e bukura të periudhës së hendbollit ndërvite, duke theksuar rëndësinë në historinë sportive të komunitetit tonë.
“Jemi mbledh për të shprehur një falënderim të veçantë për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm në zhvillimin e hendbollit dhe perkushtimin tuaja të padiskutueshme në komunitetin tonë”, tha këshilltari komunal.
Arbër Musliu, falënderoi Alban Hysenin, si sportist fillimisht dhe tani si i pari i komunës, për mbështetjen e vazhdueshme dhe kujdesin ndaj sportit.
“Faleminderit për udhëheqjen tuaj të shkëlqyer dhe për mbështetjen e palodhur në promovimin e aktiviteteve sportive në komunën tonë”, tha Musliu.
Më tej ai falenderoi hendbollistët për çdo përvojë, sfidë dhe fitore që kanë sjellë për hendbollin në Gjilan.
Nazmi Biqku, tha se ndjehet i veçantë të flas për hendbollin gjilanas. Bajram Isufi, përfaqësues i Zhegrës, tha se ekipi nga fshati i tij ishte ndër më të sukseshmit në vend, dhe edhe folës të tjerë folën për të arriturat e këtij sporti nëpër periudha të ndryshme kohore.. /2LONLINE/