Në Komunën e Gjilanit ka filluar fushata e korrje shirjeve.
“Fushatën e korrje-shirjeve e hapëm bashkë me fermerët e kombajnerët e komunës, ku të mbjellura kemi rreth 3100 hektarë grurë, 100 hektarë elb dhe 10 hektarë thekër”, ka bërë me idje, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban hyseni.
Ai ka shtuar se me projektin për farën e grurit për mbjelljet aktuale, kanë përkrahur fermerët e komunës tanë me 140 tonë grurë.
“Duke konsideruar se kultivimi i grurit është me shumë interes për shoqërinë, për këtë vit planifikojmë të rrisim sasinë e farës për 40%, që do të jetë 200 ton”, ka thënë i pari i Gjilanit.
Ai u ka dëshriaur punë të mbarë të gjithë fermerëve në fushatën e korrje-shirjeve.
“Qoftë ky vit i bereqetshëm”, është shprehur kryetari Hyseni. /2LONLINE/