Në kuadër të nismës “7 javë – 7 projekte”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prezantuar projektin e Bulevardit të Qytetit.
VIDEO: https://www.facebook.com/albanhysenilvv/videos/938333344316429
Kreu i Gjilanit ka bërë të ditur se kostoja e këtij projekti është rreth 20 milionë euro.
“Ndryshimi më i madh urbanistik në histori të qytetit tonë, po vie. Hapësira publike, parkingje si zgjidhje e burim i të hyrave, objekti i administratës komunale për punë efikase e shërbime më të mira, për ndryshim radikal, për Gjilanin që e duam. – Mbi 30.000 metër katror; – Mbi 500 parkingje nëntokësore; – Mbi 8000 metër katror komuna e re; – Nënkalime, si zgjidhje për trafikun”, ka thënë , kreu i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/
VIDEO https://www.facebook.com/albanhysenilvv/videos/938333344316429