DYLON

Policia e Gjilanit: Raportohen raste të “hetimit të vdekjes” dhe “dhunës në familje”

Policia e Gjilanit: Raportohen raste të “hetimit të vdekjes” dhe “dhunës në familje”
Avatar photo Redaksia

Policia e Rajonit të Gjilanit: Raportohen raste të “hetimit të vdekjes” dhe “dhunës në familje”.

Në statistikat e Policisë Rajonale të Gjilanit janë regjistruar raste të “hetimit të vdekjes” dhe “dhunës në familje”, transmeton 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Këto raste janë regjistruar në Gjilan dhe në Cërnicë të Gjilanit.

INCIDENTET KRIMINALE

 HETIM I VDEKJES

Fsh. Cërrnicë, Gjilan 18.02.2024 – 18:00-21:00. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve viktima ka pasur probleme shëndetësore në zemër. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni të varrimit.

DHUNË NË FAMILJE

Gjilan 18.02.2024 – 13:16. Një i dyshuar mashkull kosovar, është arrestuar për arsye se u kishte ushtruar dhunë psikike dhe i kishte kanosur nënën dhe vëllain e tij. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimi, mirëpo për shkak të gjendjes shëndetësore, është dërguar për trajtim në repartin e psikiatrisë në mbikëqyrje policore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.