Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim përfaqësues të klubeve të karatesë, së bashku me shumë kampionë të kategorive të ndryshme.
Kryetari Hyseni u zotua se do të bëjë përpjekje që ta rrisë përkrahjen financiare për sportistët, e në veçanti karateistët, të cilët janë reprezentuesit më të denjë të Komunës së Gjilanit në nivel të Kosovës e më gjerë.
Gjithashtu, kryetari Hyseni së bashku me përfaqësuesit e klubeve, diskutuan po ashtu për mundësinë e organizimit të turneut mbarëkombëtar, i cili do të dëshmonte më së miri promovimin dhe përkrahjen e Komunës ndaj kësaj kategorie të sportit.
Përfaqësuesit e këtyre klubeve kanë falënderuar kryetarin Hyseni për përkrahjen përmes thirrjes publike për mbështetje për klubet, duke theksuar se asnjëherë më parë nuk kanë pranuar përkrahje më të madhe financiare nga Komuna e Gjilanit. /2LONLINE/