“Sot, ishim për vizitë në Universitetin “Kadri Zeka” për testimin e Platformës Digjitale për Fermerë të komunës së Gjilanit”, ka bërë me dije, Alban Hyseni, kryetar i komunës së Gjilanit.
Kryetari Hyseni tha se studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike kishin bërë një punë të mrekullueshme deri më tani, nën udhëheqjen e Prof. Ass. Dr. Lindita Nebiu Hyseni dhe rektorit Prof. Ass. Dr. Assoc. Artan Dërmaku.
“Me lansimin e kësaj platforme, fermerët do të kenë një vend për të gjitha shërbimet në sektorin e bujqësisë”, ka thënë i pari i Gjilanit, Alban Hyseni. /2LONLINE/