“Në përvjetorin e 33-të të mbajtës së tubimit të Pajtimit të Gjaqeve në lagjen Gllama të fshatit Bresalc, në Lëndinën e Pajtimit, bëmë homazhe tek varrezat e martirëve të kombit bashkë me familjarët e bashkëluftëtarët e tyre”, ka shkruar në profilin e tij, Alban Hyseni, kryetari i komunës së Gjilanit.
Ai bëri me dije se në shenjë mirënjohjeje, vendosën gurthemelin e obeliskut e mbollëm 33 fidane, për të nderuar e përkujtuar këtë proces me vlerë aq të madhe historike, si pararendëse e sigurt e organizimit të UÇK-së dhe luftës çlirimtare.
Postimi i plotë:
Në përvjetorin e 33-të të mbajtës së tubimit të Pajtimit të Gjaqeve në lagjen Gllama të fshatit Bresalc, në Lëndinën e Pajtimit, bëmë homazhe tek varrezat e martirëve të kombit bashkë me familjarët e bashkëluftëtarët e tyre.
Në shenjë mirënjohjeje, vendosëm gurthemelin e obeliskut e mbollëm 33 fidane, për të nderuar e përkujtuar këtë proces me vlerë aq të madhe historike, si pararendëse e sigurt e organizimit të UÇK-së dhe luftës sonë çlirimtare.
Përjetësisht falënderues për sakrificën e dëshmorëve tanë. Lavdi!