“Një tragjedi e rëndë na ka goditur sot. Një 50-vjeçar humbi jetën sot në një aksident zjarri, duke lënë zbrazëti të madhe në zemrat e familjes, por edhe gjithë miqve e bashkëqytetarëve”, është shprehur kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Ai tha se njësitet e zjarrfikësve dhe policia e qytetit me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku dhe kanë bërë evakuimin e të gjithë banorëve nga ndërtesa, për çështje sigurie.
“Shpresojmë që tragjeditë e tilla të mos përsëriten kurrë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin”, ka thënë kryetari Hyseni. /2LONLINE/