Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar të martën memorandum mirëkuptimi me drejtoreshën e Aktivitetit të USAID-it Qeverisja e Pronës, Jennifer Ober.
Kryetari Hyseni, pasi e falënderoi drejtorteshën e këtij programi për bashkëpunimin dhe mbështetjen për Komunën, tha se Aktiviteti do të përqendrohet në forcimin e sistemit për të drejtat pronësore.
Ai theksoi, po ashtu, se nga ky Memorandum pret rezultat të shumta edhe atë në përmirësimin e kapaciteteve komunale për menaxhim të pronës, përmirësimin e proceseve dhe praktikave për inspektimin e ndërtesave, të cilat do të kontribuojnë në rritjen e regjistrimit të pronave, unifikimi/standardizimi i shërbimeve lidhur me pronat, integrimi i barazisë gjinore në reformat për çështjet pronësore e përmirësimi i proceseve për trashëgim të pronës.
Në kuadër të këtij aktiviteti, do të ketë forcim të mbikëqyrjes prej shoqërisë civile dhe qytetarëve në mënyrë që të sigurohet transparencë, llogaridhënie dhe efiçiencë në proceset dhe shërbimet për të drejtat pronësore dhe për trashëgim të pronës, rritja e pjesëmarrjes së shoqërisë civile në PZHK, rritja e vetëdijësimit dhe avokimit për vlerën e të drejtave pronësore dhe trashëgimore të grave në mënyrë që përmirësohen mundësitë e tyre ekonomike etj. /2LONLINE/