DYLON

Në Gjilan bëhet inaugurimi i renovimit të punimeve të parkut afër stadiumit ndihmës

Në Gjilan bëhet inaugurimi i renovimit të punimeve të parkut afër stadiumit ndihmës
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, me bashkëpunëtorët, ka bërë inaugurimin e renovimit të punimeve të parkut afër stadiumit ndihmës.

Kryetari Hyseni ka falënderuar përfaqësuesin e Advancing Together dhe përfaqësuesit e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë për bashkëpunimin dhe gatishmërinë që ta shndërrojmë një hapësirë jo funksionale në një hapësirë për të mirën publike.

EkoHigjiena

“Ky park i qytetit, që dikur ka qenë shumë i frekuentuar prej familjeve e fëmijëve, pat filluar që të shndërrohet në një lloj gërmadhe dhe vendstrehim i dukurive negative të shoqërisë sonë. Tash me një investim prej 42 mijë euro, është renovuar i tërë parku dhe përpos hapësirave ekzistuese janë shtuar edhe hapësira të reja, derisa e veçanta e këtij parku është se e kemi edhe këndin e lojërave për fëmijët dhe për fëmijët me nevoja të veçanta”, ka thënë kryetari i Gjilanit.

“Në këtë park janë shtuar edhe stazat për ecje, është bërë renovimi i karrigeve, renovimi i hapësirave të reja, ndërsa jemi në fazën e përfundimit të mirëmbajtjes së gjelbërimit dhe krasitjes së drunjve, në mënyrë që të krijojmë kushte sa më të mira. Ndriçimi publik e hapësirat e rregulluara janë shenja që në këtë hapësirë ka mirëmbajtje dhe prezencë të institucioneve, ku edhe parandalohen dukuritë negative por edhe shtohet prezenca e fëmijëve e familjeve”, tha ai.

Fjalë falënderimi për bashkëpunimin për kryetarin Hyseni ka shprehur edhe përfaqësuesi i organizatës joqeveritare Advancing Together, Bashkim Ibishi, i cili tha se qëllimi i këtij projekti shkon në të njëjtën linjë me mirëqenies se qytetarëve dhe të gjitha komunitetit që jetojnë në këtë qytet. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.