Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka kërkuar sot nga ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi të fillojë procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal.
“I nderuar Ministër, Tanimë kemi kaluar afatet ligjore për votimin e buxhetit. Duke e parë që Kuvendi Komunal, nuk po arrin të përmbushë detyrat dhe obligimet e tij ligjore, kërkojmë nga ju që duke u bauzuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, nenin 50 dhe pikën c, për arsye të mosvotimit të buxhetit sipas afatit ligjor, të filloni procedurën e shpërbërjes së Kuvendit Komunal“, ka thënë Hyseni për të bashkangjitur dokumentet, si më poshtë.