Në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen në Gjilan, në kuadër të “Ditëve të Diasporës”, sonte në sheshin “Agim Ramadani” me fillim në ora 20:00, do të mbahet koncerti festiv ku do të performojnë Elita 5, Naser Berisha dhe Hekuran Krasniqi
Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni duke thënë se sonte do të kemi një super koncert në Gjilan, ka kërkuar nga gjilanasit, veçmas nga mërgimtarët që po qëndrojnë këto ditë për pushime në vendlindjen e tyre. të mos mungojnë sonte në shesh, por të vijnë për të festuar së bashku.
“Elita 5, Naser Berisha dhe Hekuran Krasniqi, do të ndezin qytetin dhe zemrat e publikut me hitet e tyre të shumta ndër vite. Mos mungoni sonte. Ejani të festojmë së bashku”, ka thënë i pari i Komunës së Gjilanit. /2LONLINE/