DYLON

Vitia mobilizohet për shënimin e Ditës së Zojës së Madhe në Letnicë

Vitia mobilizohet për shënimin e Ditës së Zojës së Madhe në Letnicë
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të realizimit sa më të mirë për shënimin e “Ditës së Zojës së Madhe”, që zakonisht mbahet në Letnicë të Vitisë më 14 dhe 15 gusht, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur sot një takim të përbashkët me përfaqësues të Policisë së Kosovës- Stacioni në Viti, drejtoritë komunale, kompanitë “Eco Higjiena” , “KEDS” e “Hidromorava”, përfaqësues të fshatrave Letnicë e Stubëll, KFOR-it, përfaqësues të Kishës së Letnicës dhe të tjerë.

Në këtë takim është prezantuar edhe plani i veprimit, ku janë përcaktuar përgjegjësit e të gjithë mekanizmave të përfshirë në këtë aktivitet.

EkoHigjiena

Megjithatë pati edhe disa propozime shtesë që manifestimi në fjalë të organizohet në mënyrën më të mirë të mundshme, që sipas kryetarit Haliti, do të inkorporohen në realizimin e këtij plani të veprimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.