Derisa po kalonte në fshatin Miresh, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka thënë se ka parë disa të rinj duke luajtur basketboll dhe se iu ka bashkangjitur lojës me të rinjtë në fushën e sportit, në të cilën është duke u punuar.
“Parku në Miresh ende nuk ka përfunduar. Duke kaluar rrugës, pash një grup të rinjsh duke luajtur. Sigurisht që basketbollit nuk i thuhet jo, asnjëherë”, tha kryetari Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit me tej tregoi, se është përmbushje e jashtëzakonshme kur sheh jetën që zhvillohet në projektet që ende nuk kanë përfunduar.
“Besoj, kuptohet që ekipi jonë fitoi”, u lavdërua kryetari Hyseni, që dikur ishte aktiv në basketboll dhe se për pak çaste iu kthye magjisë së lojës nën kosha. /2LONLINE/