DYLON

Murati: Grupet e nënpërfaqësuara të marrin mbështetjen e duhur për të filluar aktivitetin e tyre ekonomik

Murati: Grupet e nënpërfaqësuara të marrin mbështetjen e duhur për të filluar aktivitetin e tyre ekonomik
Avatar photo Redaksia

Në diskutimin fuqizues të gruas në Gjilan të organizuar nga NDI-ja ka folur edhe drejtoresha e Buxhetit e Financave, Herolinda Murati Leka.

“Me ftesë të drejtoreshës së NDI Kosova , ambasadores Nancy Soderberg isha e nderuar në cilësinë e panelistes të ofroj këndvështrimin tim rreth sfidave dhe mundësive të arritjes së zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm ku përfshihen të gjithë anëtarët e shoqërisë, me fokus tek gratë dhe të rinjtë”, tha Herolinda Murati Leka.

EkoHigjiena

Më tej ajo shtoi se ka shpalosur nga përvoja e saj se çfarë politika duhet të merren për të siguruar që grupet e nënpërfaqësuara të marrin mbështetjen e duhur për të filluar aktivitetin e tyre ekonomik.

U diskutua gjithashtu për masat dhe strategjitë që duhet merren në nivel lokal për të fasilituar këto grupe në sektorin e biznesit dhe ekonomisë në përgjithësi. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.