“Ndërtimi i rrugës Malishevë – Verbicë e Kmetocit në gjatësi prej 2.2 kilometrash, po përfundon, dy javë pas nisjes së punimeve. Kjo rrugë e përfolur për rreth 15 vjet, tashmë u bë realitet”, ka thënë Alban Hyseni, kryetari i Komunës së Gjilanit, i cili ka parë nga afër punimet.
Ai tha se pas 14 ditësh nga fillimi i punimeve, po kryhet asfaltimi. Këtë javë do të përfundojë projekti i rrugës Malishevë – Verbicë e Kmetocit.
“2200 metra rrugë me vlerë 258,659.80 euro, për vetëm 2 javë”, tha i pari i Gjilanit Alban Hyseni. /2LONLINE/