Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Vërban të Vitisë, për të parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës kryesore të këtij fshati.
Gjatë kësaj vizite ai është takuar edhe me banorë të këtij lokaliteti të cilët falënderuan institucionet komunale për projektet të cilët janë realizuar në këtë fshat, në veçanti për projektin e fundit në zgjerimin e rrugës kryesore dhe urës si dhe tani për vazhdimin e trotuarit.