Në komunën e Vitisë po vazhdojnë punimet në realizimin e projekteve të rëndësishme infrastrukturore. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar punimet në ndërtimin e trotuarit përgjatë rrugës kryesore Gërmovë-Goshicë.
Ai tha se pas projektit të rëndësishëm infrastrukturor që ka nisur sot në ndërtimin e rrugës së fshatit Mjak ai ka vizituar edhe punimet në lokalitet e tjera për të parë nga afër punët e tyre.
Haliti tha se kjo komunë mbetet e përkushtuar që të punoj në mirëqenien e qytetarëve dhe të ju sigurojë qarkullimin e lirë dhe të sigurte në komunikacion.
Përndryshe ndërtimi i trotuarit përgjatë rrugës Gërmovë dhe Goshicë është mirëpritur nga banorët e dy lokaliteteve por edhe të tjerëve që shfrytëzojnë në aks rrugor. /2LONLINE/