Sot, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka përcjellë për së afërmi punimet që janë duke u zhvilluar në finalizimin e fushave sportive, fushat e tenisit, futbollit dhe atletikës në fshatrat Drobesh, Gërmovë dhe Smirë.
Me këtë rast, kryetari Haliti u shpreh se institucionet komunale në vazhdimësi po kujdesen dhe po punojnë që të krijojnë hapësira të shumta sportive e rekreative për të rinjtë vitias dhe sportdashësit në përgjithësi.
Përndryshe, nëpër shumë lokalitete të komunës së Vitisë, janë duke u kryer punime të ndryshme në shtrimin e rrugëve, trotuareve e shumë punime të tjera, gjithnjë në të mirë të qytetarëve të kësaj komune pa dallime. /2LONLINE/