DYLON

Në Viti u shënua Dita Botërore e Mjekut Familjar dhe Hipertensionit

Në Viti u shënua Dita Botërore e Mjekut Familjar dhe Hipertensionit
Avatar photo Redaksia

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me QKMF-në e Vitisë, sot kanë shënuar Ditën Botërore të Mjekut Familjarë dhe Hipertensionit.

Në shënimin e kësaj dite, ekipi i QKMF-së së Vitisë, ka zhvilluar sot një aktivitet në sheshin e qytetit, ku qytetarët kanë mundur nga afër të marrin këshilla të ndryshme mjekësore dhe ta bëjnë matjen e tensionit.

EkoHigjiena

Këtë aktivitet e ka vizituar nga afër edhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe me këtë rast ai u shpreh se puna e mantelbardhëve është e shenjtë dhe jetëshpëtuese.

Në këtë aktivitet, janë shpërndarë edhe fletushka me këshilla për parandalimin e hipertensionit apo shtypjen e lartë të gjakut.

Mjeku familjarë, jep këshilla dhe ofron ndihmë për të gjitha sëmundjet në përgjithësi duke u përkujdesur në vazhdimësi për mbrojtjen e shëndetit, diagnostikimin e sëmundjes dhe trajtimin e pacientit, udhëzon dhe trajton në mjekimin parandalues të sëmundjes, merret me edukim dhe promovim të shëndetit si dhe kujdeset për pacientin gjatë tërë jetës së tij. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.