Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është takuar sot me bordin e KRU “ Hidromorava”- në Gjilan, me të cilët kanë bashkëbiseduar rreth projekteve të ndryshme të furnizimit me ujë.
Me këtë rast i pari i Vitisë, ka kërkuar nga bordi i kësaj kompanie rajonale që të bëhet implementimi i projekteve dhe marrëveshjeve për menaxhimin e ujit të pijshëm dhe që qytetarët të kenë ujë cilësor dhe të mjaftueshëm, transmeton 2LONLINE.com.
Gjithashtu bëhet me dije se është bashkëbiseduar edhe për investimet e mëtutjeshme në fushën e sigurimit të ujit të pijes dhe atë për gjitha fshatrat e komunës së Vitisë. /2LONLINE/