Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Hysri Halimin, kryetar i Kuvendit të komunës Meyrin nga kantoni i Gjenevës në Zvicër.
Me këtë rast ata kanë bashkëbiseduar për mundësitë e bashkëpunimit të dy komunave, konkretisht për mundësitë e binjakëzimin të komunës së Vitisë me këtë komunë helvetike.
Kryetari Haliti, e ka njoftuar atë edhe mbi zhvillimin e gjithmbarshme të komunës së Vitisë, projekteve të realizuara dhe projekteve të parapara por edhe mbi mundësitë për investime.
Gjithashtu kryetari Haliti, tha se Vitia ka një diasporë të fuqishme në vendet e ndryshme të botës të cilët gjithmonë janë përkujdesur dhe po përkujdesen për atdheun e tyre.
Përndryshe bëhet me dije se Hysri Halimi është nga fshati Gjylekar i Vitisë. /2LONLINE/