Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim familjarët e dëshmorit Florin Maliqi, konkretisht babain e tij, Baki Maliqi dhe vëllain Fatbardh Maliqi.
Në këtë takim është bashkëbiseduar rreth zbulimit të bustit të dëshmorit Florin Maliqi që do të bëhet me 06 maj 2023 me fillim në ora 11:00 në vendin e tij të lindjes në Sadovinë të Çerkezëve.
Z. Maliqi gjatë këtij takimi falënderoj të gjithë ata që kanë mbështetur finalizimin e këtij projekti, përkatësisht të bustit dhe të hapësirës rreth tij, duke shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë.
Kryetari Haliti tha se falë dëshmorëve ne sot e gëzojmë lirinë dhe se kemi obligim moral të nderojmë dhe të respektojmë ata. Më pas babai i dëshmorit i dhuroj kryetarit librat me titujt: “Më fal Monikë” dhe “Liria nuk vjen ndryshe”, romane këto të shkruara nga nëna e këtij dëshmorit, Mevlide Maliqi. Në këtë takim ata u shoqëruan nga kryetari i fshatit Sadovinë e Çerkezëve, Rexhep Osmani. /2LONLINE/