DYLON

Drejtoresha Doruntina Hasani fton qytetarët e Gjilanit në konsultim publik për planin e integritetit komunal

Drejtoresha Doruntina Hasani fton qytetarët e Gjilanit në konsultim publik për planin e integritetit komunal
Avatar photo Redaksia


DREJTORESHA DORUNTINA HASANI FTON QYTETARËT E GJILANIT NË KONSULTIM PUBLIK PËR PLANIN E INTEGRITETIT KOMUNAL

Më datë: 05.05.2023, është caktuar mbajtja e konsultimeve publike për Planin e Integritetit Komunal për periudhën 2023-2027, duke filluar nga ora: 10:00, në Sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit.

EkoHigjiena

“Plani për Integritet Komunal, që do të prezantojmë në këtë dëgjim publik, është i rëndësie të veçantë për qytetarët e Gjilanit, pasi që përmes këtij dokumenti pasqyrohen politikat, procedurat dhe masat lidhur me integritetin, etikën, kulturën organizative, transparencën dhe llogaridhënien komunale”, deklaroi Drejtoresha Hasani e cila ka kryesuar grupin punues për hartimin e këtij Plani.

Drejtoresha tha që ky Plan është hartuar konform Strategjisë së Kosovës kundër Korrupsionit dhe Planit të Veprimit kundër Korrupsionit, dhe se përmes zbatimit të tij mundësohet identifikimi i rreziqeve të korrupsionit gjatë punës në komunë dhe përcaktimi i masave për parandalimin ose eliminimin e rreziqeve që vijnë nga kjo dukuri negative.  

“Ftojmë qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe të gjithë palët e interesuara që të na bashkohen të Premten në dëgjim publik, pasi që inputi, komentet dhe pjesëmarrja sa më masive është tejet e rëndësishme në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit​” tha në fund Drejtoresha Hasani. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.