Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti në takim veprimtarët, konkretisht bashkatdhetarët Musa Avdylin, Nezir Shema e Zaim Avdyli, që punojnë e jetojnë në Kanada, Gjermani e Amerike.
Me këtë rast, kryetari Haliti ka njoftuar ata për zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, projektet që po realizohen dhe ato që pritet të përfundojnë deri në fund të vitit, si dhe për përkrahjen e mërgatës që po japin në zhvillim dhe mbështetjen e projekteve që kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve. /2LONLINE/