Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim, kryetarin e shoqatës “Miqtë e Amerikës” Agim Rexhepin, me të cilin kanë biseduar rreth aktiviteteve të ndryshme, posaçërisht ato që kanë të bëjnë me miqësinë dhe bashkëpunimin me popullin amerikan dhe shoqatat e organizatat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjithashtu, në takim u shqyrtua mundësimi i krijimit të një këndi amerikan në ndonjërën nga shkollat e komunës së Vitisë, për të cilin propozim u dakorduan në parim.
Një tjetër propozim ishte edhe hapja e një klubi të ri të miqve të Amerikës , në komunën e Vitisë. Rexhepi i’a dhuroi kryetarit Haliti një dhuratë modeste me fotografitë e të gjithë presidentëve të SHBA-ve. /2LONLINE/