DYLON

Në përfundim e sipër edhe dy rrugë në Budrikë e një në Radivojc

Në përfundim e sipër edhe dy rrugë në Budrikë e një në Radivojc
Avatar photo Redaksia

Ka filluar sot asfaltimi i rrugës së varrezave në fshatin Radivojc dhe gjithashtu është asfaltuar rruga “Ali Sahit Shabani”, në Budrikë dhe është duke u punuar intensivisht në rrugën “Hatixhe Mustafa”, e cila rrugë është afër xhamisë së Budrikës.

Punimet në rregullimin e këtyre rrugëve, i ka vizituar kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili ka theksuar se këto projekte që janë duke u kryer e duke u punuar në to, janë shumë të rëndësishme për banorët e këtyre lokaliteteve.

EkoHigjiena

Ai, poashtu tha se projekte te tilla janë duke u kryer edhe në disa fshatra dhe do të vazhdohet me punime edhe nëpër vendet e tjera të komunës së Vitisë, në rregullimin e infrastrukturës rrugore.

Kryetari Haliti poashtu ka vizituar shkollën “Nazmi Pajaziti”, paralelja e ndarë në Budrikë, ku është duke u punuar në rregullimin e rrethojës së fushës sportive dhe oborrit të kësaj shkolle. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.