• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjilan Info+

Me certifikimin e kandidatëve të grupit III dhe IV, ka përfunduar suksesshëm cikli i parë i programit “Network Administrator”

Redaksia 2LONLINE 24 Maj, 2023 5 min
 Me certifikimin e kandidatëve të grupit III dhe IV, ka përfunduar suksesshëm cikli i parë i programit “Network Administrator”

Me certifikimin e kandidatëve të grupit III dhe IV në programin e  “Network Administrator”, në Infotech Academy në Gjilan, ka përfunduar cikli i parë i trajnimit në këtë fushë, i nisur pothuajse një vit më parë, por që fal suksesit të treguar, së shpejti pritet të fillon edhe cikli tjetër, që do të jetë më i zgjeruar, edhe sa i përket komunave, edhe sa i përket programeve, por edhe sa i përket numrit të kandidatëve që do të përfshihen për t’i ndjekin trajnimet e tilla.

Pra, të rinjtë gjilanas shfrytëzuan mundësinë e shkëlqyer për t’u trajnuar në fushën e teknologji informative, përmes trajnimi që u ofroi InfoTech Academy dhe Xpertt LLC,  mbështetur nga: YOU program, KODE, Ministria e Ekonomisë, financuar nga Banka Botërore.

Pra, ishin pikërisht Infotech Academy dhe Xpertt LLC  një mundësi e shkëlqyeshme që iu ofrua më se 80 të rinjve gjilanas, që u trajnuan në fushën e teknologji informative, me të veçantën që kishte ky projekt, me mësime teorike, kryerjen e praktikës, e më pas edhe mundësinë që të zbatohen menjëherë ato njohuri të fituara, përmes punësimit nëpër kompani të ndryshme të profilit të teknologjisë informative.

Burim Sherifi, CEO i Infotech Academy në Gjilan ka bërë të ditur për Portalin 2LONLINE, se  u nda i kënaqur me këta të rinj, të këtyre katër grupeve që ndoqën këtë trajnim në Programin Network Administrator.

“ishte një kënaqësi e madhe  që këta të rinj i kishim studentë ku së bashku kemi ndërtuar profile që aktualisht janë më në trend të kërkesave të ICT-së. Po e mbyllim kështu një cikël shumë të suksesshëm të filluar një vit më parë, e do fillojmë ciklin e dytë të pasuruar edhe me një program shtesë, ku së shpejti do të nxjerrim konkurset për grupet e reja në Network Administrator dhe Cyber Security”, ka thënë Sherifi.

Ndërsa, edhe Armend Zeqiraj – CEO në Xpertt LLC, tha për Portalin 2LONLINE.com, se ndihet shumë i kënaqur me numrin e kandidatëve që e kanë përfunduar trajnimin dhe janë certifikuar sepse kanë mundësi të drejtpërsëdrejti me iu qasë tregut të punës në lëminë e teknologjisë informative si administrator të rrjetave, që është kërkesë e madhe në treg.

Zeqiraj tha se ndihet i lumtur që këta të rinj janë  orientuar në këtë drejtim sepse është profesion i kohës, i qëlluar dhe i kërkuar në tregun e punës dhe se, si këta 80 të rinj në Gjilan, poashtu edhe ata 80 të tjerë në Prishtinë, që janë certifikuar në këtë program, janë profesionalizuar për me ju qasë tregut të punës pa kurrfarë problemi dhe besojmë në suksesin e tyre bazuar në interesimin dhe performancën e treguar përgjatë këtyre muajve të trajnimit.

Përndryshe, mësohet se në ciklin tjetër, për të cilën prit së shpejti të hapet konkursi,  do të ofrohen trajnime të tilla për 120 kandidatë për Gjilan, por kësaj here edhe për 80 kandidatë të tjerë në Pejë. Pra  intenca është që këto trajnime të përfshijnë të gjitha zonat e vendit për t’iu dhënë rinisë gjithandej komunave një mundësi të barabartë për këtë program në fushën e teknologjisë informative.  /2LONLINE/

Etiketa:aktuale Armend Zeqiraj Burim Sherifi certifikimin Gjilan Infotech Academy Network Administrator rekomandojmë Xpertt LLC
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Art/Kult

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë

31 Maj, 2023
Sport

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023
Gjilan

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad

31 Maj, 2023
Gjilan

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023
Lajme të ngjashme

Sapo doli nga shtypi “Një gjakim i pafat”, i veteranit të gazetarisë anamoravase, Hasan Bunjaku

31 Maj, 2023

Me Dritën nuk do të rrugëtojë bashkë më as kapiteni Ardian Limani

31 Maj, 2023

Pas prishjes së koalicionit deklarohet edhe kreu i PDK-së, së Gjilanit, Riad Rashiti

31 Maj, 2023

Është konstituuar Senati i UKZ-së nga zgjedhjet e përgjithshme 2023

31 Maj, 2023

FC Drita ndërpret bashkëpunimin edhe me Ilir Blakçorin

31 Maj, 2023

Ja si e sheh Ardian Azemi i AAK-së prishjen e koalicionit Vetëvendosje-PDK

31 Maj, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com