Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka marrë pjesë në një takim të organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë, ku komuna e Vitisë është nderuar me një mirënjohje për hartimin e Planit të Integritetit.
Me këtë rast kryetari Haliti i falënderoj ata për mirënjohjen e dhënë dhe potencoi se komuna e Vitisë do të vazhdoj punën në interes të qytetarëve të kësaj komune.
Në këtë takim të pranishëm ishin edhe z.Elbert Krasniqi ministër i MAPL-së si dhe ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë, z.Michael Devenport.
Gjithashtu gjatë këtij takimi bëhet me dije se është biseduar edhe për hartimin e Planit të Integritetit nga Komuna e Vitisë për vitet 2023-2026, duke e vlerësuar atë si një dokument shumë të rëndësishëm për qeverisjen lokale në Viti. /2LONLINE/