Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti do të marrë pjesë në samitin e katërt Global të Qyteteve, që do të mbahet këto ditë në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) nën organizimin e Rrjetit të Qyteteve të Forta dhe atë në margjinat e Sesion 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ky samit financohet nga Bashkimi Evropian, Departamenti i Shtetit i SHBA-së dhe Ministria e Punëve të Jashtme Daneze.
Në këtë samit pritet të bëhen bashkë kryetar bashkish dhe komunash, drejtues të tjerë të qeverisjes vendore, aktorë të shoqërisë civile nga më shumë se 70 qytete anembanë globit dhe të tjerë.
Përndryshe bëhet me dije se në këtë samit përfshihen edhe ngjarje me Shkollën e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike, Universitetit Kolumbia, Zyrën e Kryetarit të Qytetit të Nju Jorkut për Parandalimin e Krimeve të Urrejtjes, Forumin Global kundër Terrorizmit si dhe një takim të Rrjetit të Qyteteve të Forta.
Kryetari Haliti tha se është ndër i veçantë të jetë pjesë e një samiti ku mbahet në një ndërë shtetet më demokratike të botës, pra SHBA-së. /2LONLINE/