Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, në një ceremoni të organizuar nga USAID-i amerikan, përkatësisht drejtoresha e USAID-it në Kosovë znj. Eileen Devitt, kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për menaxhimin e financave publike si dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve publike për të gjithë qytetarët.
Ky memorandum ndërmjet Aktivitetit të USAID-it për Integritet të Komunave të Kosovës dhe Komës së Vitisë, simbolizon angazhimin për këtë partneritet të rëndësishëm i cili përfaqëson zgjerimin e përpjekjeve të USAID-it për të rritur transparencën, llogaridhënien dhe efektivitetin e prokurimit në 19 institucione kryesore. Ndërsa në këtë memorandum janë të përfshira vetëm komunat me performancë të mirë. /2LONLINE/