Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pranuar sot nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së- dega në Viti, një mirënjohje për ndihmën dhe bashkëpunimin e tij me këtë organizatë.
Mirënjohja ju është dhënë kryetarit Haliti nga Abdyl Bajrami, kryetar i OVL-UÇK-së në Viti , i cili tha se përmes kësaj mirënjohje kryesia e kësaj organizate dëshiron të nderojë kryetarin Haliti për kontributin dhe bashkëpunimin e veçantë të tij me këtë organizatë.
Kurse, Sokol Haliti, Kryetari i Komunës së Vitisë, ndër tjerash u shpreh se për ta është nder e veçantë të pranojë këtë mirënjohje e cila sipas tij vjen nga një organizatë njerëzit e të cilës kanë bërë shumë për vendin.
Ai me tej shtoi se komuna të cilën ai e udhëheq ka vullnet të vazhdoj bashkëpunimin e mirë me të gjithë dhe atë në të mirën e të gjithë qytetarëve të komunës së Vitisë.