Me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira por edhe të mobilizimit të komunës së Vitisë me rastin e ardhjes së bashkatdhetarëve sot kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtorët Basri Aliu dhe Adnan Ymeri, kanë mbajtur një takim me përfaqësues të kompanisë regjionale të mbeturinave Eco-Higjena, Kompanisë së Menaxhimit të Ujërave “Hidromorava”- degat në Viti.
Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Njësiti Profesional i Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në këtë komunë.
Me këtë rast kryetari Haliti ka folur për rëndësinë e këtij takimi.
“Unë sot ju kam thirrur në takim që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të mirë në interes të qytetarëve tanë, pra të ofrojmë shërbime sa më të mira për të gjithë qytetarëve , sidomos në këtë kohë kur pritet ardhja e bashkatdhetarëve tanë në vendlindje. Është më rëndës që ne t’i rrisim kapacitetet tona dhe shërbimet ndaj secilit qytetarë të ofrohen në mënyrën më të mirë të mundshme”, u shpreh kryetari Haliti.
Përndryshe pjesëmarrësit në takim janë pajtuar që to të shikojnë të gjitha mundësitë që të rriten kapacitet e ofrimit të shërbimeve për të gjithë qytetarët. /2LONLINE/